“Policia fshehu numrin e procedimit penal për Vangjush Dakon”

Arrestimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e të njëjtës dosje penale për të cilën Lulzim Basha akuzoi Vangjush Dakon në nëntor 2017 se ishte kapur në përgjim me kriminelët për të blerë vota.

Gjatë intervistës për Ora News, deputeti Flamur Noka tha se “Procedimi penal për Vangjush Dakon mban numrin 339/2016.

Në bazë të kësaj dosje, 339/2016 është bërë arrestimi i personave pasditën e së dielës. Policia, qëllimisht e ka fshehur numrin e procedimit penal, në mënyrë që mediat të mos lidhin këto arrestime me akuzën që Lulzim Basha ka bërë 1 vit më parë për Vangjush Dakon.”- tha Flamur Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *