Fakti që Italia nuk u kualifikua në “Rusi 2018” solli edhe largimin e ish-presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.
Por më në fund, president është zgjedhur Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për këtë post i cili mori 97.20% të votave.
Në fjalën e tij, presidenti i sapozgjedhur premtoi se për futbolli italian do të marrë drejtimin e duhur dhe falenderoi të gjithë ata që e mbështetën.
“Falenderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Eshtë projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”, tha Gravina.