Ngjarja në ish-Bllok/ Berisha: Ervin Mata  njeri i afërt i Saimir Tahirit

Ish-kryeministri në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, pak javë më parë ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë shprehet se: Një nga personat e përfshir në këtë përplasje, Ervin Mata është njeri i Saimir Tahirit.

Sipas tij provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.

“Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Ata kanë një mani t’ua frustojnë të dashurat njëri-tjetrit, e kanë këtë bandat. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe”, shprehet Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *