Persona të maskuar janë futur në shtëpinë e çiftit të njohur David dhe Victoria Beckham në rezidencën e tyre Cotswolds në kohën kur familja Beckham ka qenë duke udhëtuar për në Australi.
Sipas ‘TMZ’, policia ka marrë një telefonatë se në ndërtesën 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire, dikush kishte hyrë brenda.
“Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë,”- tha një burim për DailyMail.
David është detyruar që të rrisë sigurinë në shtëpinë ku së bashku me Victorian dhe katër fëmijët.