Një nga anëtarët e ekipit prej 15 personash që dyshohet se u përfshinë në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, është parë i veshur me rrobat e tij nëpër Stamboll në të njëjtën ditë kur ndodhi vrasja, i tha CNN, një zyrtar i lartë turk.
CNN ka marrë xhirimet ekskluzive të kamerave mbikëqyrëse, pjesë e hetimit të qeverisë turke, ku duket burri që largohet nga konsullata saudite nga dera e pasme, duke veshur rrobat e gazetarit, një mjekër të rreme dhe syze.
I njëjti person është parë me veshjen e Khashoggi, sipas zyrtari turk, në Xhaminë Blu me famë botërore, disa orë pasi gazetari u pa për herë të fundit teksa hynte në konsullatë më 2 tetor.
Njeriu në video, i identifikuar nga zyrtari si Mustafa al-Madani, thuhet se ishte pjesë e asaj që hetuesit thonë se është një skuadër vrasjesh, dërguar për të vrarë gazetarin gjatë një takimi të planifikuar për të marrë letrat për dasmën e tij të ardhshme.
Madani, 57 vjeç, është i gjashtë thuajse njësoj sa gazetari i ndjerë dhe u përdor si mashtrim, sipas zyrtarit turk.
Arabia Saudite mohoi për ditë të tëra vrasjen, por pas disa javësh tha se gazetari u vra në konsullatën e Stambollit, duke theksuar se vdekja e tij ishte rezultat i një goditjeje me grusht.
Një burim saudit pranë pallatit mbretëror më vonë i tha CNN se gazetari i “Uashington Post” vdiq në një përleshjeje fizike. Të dielën, ministri i jashtëm, Adel al-Jubeir, shkoi më tej, duke përshkruar vdekjen e Khashoggi në Fox News si një “vrasje” dhe një “gabim të jashtëzakonshëm“. Ai gjithashtu tha se “nuk e dinë se ku është trupi”.
“Ne jemi të vendosur të zbulojmë çdo gur, jemi të vendosur të zbulojmë të gjitha faktet dhe jemi të vendosur të ndëshkojmë ata që janë përgjegjës për këtë vrasje”, tha ai në intervistë. /S.Ll/