Ekipi i Shqipërisë U17 për femra në futboll ka vendosur një rekord negativ sa i takon një ndeshje futbolli, pasi ka humbur me rezultatin 14:0 [pjesa e parë 7:0] kundër Republikës së Irlandës.
Ndeshja ishte e vlefshme për një turne zyrtar, që po zhvillohet në Serbi, ku vajzat shqiptare të drejtuara nga Nevil Dede janë pjesë e grupit 7 së bashku me Irlandën dhe Uellsin.
Humbja e thellë ka detyruar FSHF-në që të mos e pasqyroj informacionin as në ueb dhe as në rrjetet sociale.