Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se është zbërthyer rrjeti që tentoi trafikun e 600 kg kokainë nga Kolumbia nërpërmjet Shqipërisë për në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas Manjanit, pronari i kompanisë ku u kap droga, Arbër Çekaj, i ka nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve dhe porositëve të kokainës.
“Është zbërthyer ai rrjet dhe policia gjermane ka marrë realisht situatën në dorë. Çdo gjë në historinë e drogës ka ardhur andej”, deklaroi Manjani.
Ylli Manjani theksoi se janë autoritetet e huaja që po shtyjnë këto operacione, por që ato të kenë efekt duhet të funksionojë drejtësia në Shqipëri.