600 kg kokainë/ Ylli Manjani: Arbër Çekaj ka nxjerrë emrat, policia e Gjermanisë ka marrë situatën në dorë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se është zbërthyer rrjeti që tentoi trafikun e 600 kg kokainë nga Kolumbia nërpërmjet Shqipërisë për në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas Manjanit, pronari i kompanisë ku u kap droga, Arbër Çekaj, i ka nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve dhe porositëve të kokainës.

“Është zbërthyer ai rrjet dhe policia gjermane ka marrë realisht situatën në dorë. Çdo gjë në historinë e drogës ka ardhur andej”, deklaroi Manjani.

Ylli Manjani theksoi se janë autoritetet e huaja që po shtyjnë këto operacione, por që ato të kenë efekt duhet të funksionojë drejtësia në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *