Zonja Tefta kritikon rëndë Renato Mekollin pas këtij veprimi

Të gjithë shqiptarët e njohin zonjën Tefta. Ajo prej vitesh ka qenë pjesë e emisioneve të kuzhinës dhe ka ndarë një pafundësi recetash e këshillash. Megjithëse zonja Tefta nuk është më pjesë e këtyre formateve në ekran, ajo sërish i ndjek emisionet e tjera që lidhen me gatimin.

Ditën e djeshme ajo ka shkruar një status të gjatë në Facebook. Aty kritikon shef Renato Mekollin dhe sjelljen e tij në formatin “Hell’s Kitchen”. Gjatë puntatës së fundit, Mekolli detyron një konkurrente të hedhë ushqimin në kosh. Duket se këtë sjellje zonja Tefta nuk e ka aprovuar.

Ajo shkruan se se në emisionet e saj është munduar gjithmonë të edukojnë njerëzit mbi ushqimin, zakonet e shëndetshme të të ushqyerit dhe vlerësimin për të. Zonjës Tefta iu duk e papranueshme fakti që Renato i thotë konkurrentes të hedhë ushimin në kosh, sepse kishte përgatitur dy racione mish dhe jo një, sipas kërkesës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *