Vrasja e gazetarit, Erdogan: Të martën do nxjerr detaje të reja për rastin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan ka deklaruar se ditën e martë do të bëjë publike detaje të reja lidhur me rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggit.

Pse kanë ardhur këtu 15 persona, pse u arrestuan 18 persona? Këto duhet të sqarohen me të gjitha detajet. Këto do t’i tregoj në një mënyrë shumë më ndryshe në fjalimin tim në mbledhjen e grupit të martën. Aty do të hyj në detaje.

Rexhep Erdogan, president i Turqisë

Vetë Arabia Saudite ka pranuar vdekjen e gazetarit Jamal. Në sajë të hetimeve, qeveria saudite ka shkarkuar pesë zyrtarë të lartë dhe ka arrestuar 18 sauditë të tjerë.

Në Uashington, protestuesit marshuan nga Shtëpia e Bardhë drejt Departamentit të Shtetit për të kërkuar një përgjigje më të ashpër nga administrata Trump pas njoftimeve nga Turqia se zoti Khashoggi u vra dhe u copëtua brenda konsullatës saudite në Stamboll më datë 2 tetor, nga një ekip saudit prej 15 vetësh që hynë në Turqi dhe u larguan me një avion të posaçëm po atë ditë.

Uashingtoni duhet të vendosë tashmë se si të reagojë ndaj zhvillimeve më të fundit, pasi Arabia Saudite pretendoi për dy javë se nuk dinte çfarë i kishte ndodhur Jamal Khashoggit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *