Që prej largimit të saj nga klubi i natës ku vallëzonte, Kallashi u largua paksa nga vëmendja e mediave. Ajo është rikthyer për të treguar disa gjëra që nuk i kishte ndarë kurrë me publikun.
Kallashi njihet si femër që shkakton rrëmujë kudo që shkon dhe e njëjta gjë i ka ndodhur para disa vitesh në rrugë.
“Donte njëri të më parakalonte me makinë dhe nuk ia kam lëshuar rrugën. Më ka ofenduar shumë keq dhe kemi ndaluar për t’u zënë. I thashë hajde dalim nga makina. Kemi dalë, jemi zënë me grushta dhe në fund nxori armën. Na kanë ndarë njerëzit që u mblodhën aty tek rrethi i Prizrenit”, rrëfeu Kallashi për ‘Prive’.