Nga vrasjet te prostitucioni dhe droga/ Historia e grupit Avdyli nga Shijaku

Mbrëmjen e sotme janë arrestuar vëllezërit Avdyli në Shijak së bashku me 20 persona të tjerë, ndërsa në kërkim është edhe Lul Berisha, i cili është në kërkim dhe dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Vëllezërit Avdyli akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.

Por kush është historia e vëllezërve Avdyli? Në vitin 1996 vritet me armë zjarri Dritan Avdyli, i cili është kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.

Dritani Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesa i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Ndërsa Flamur Avdyli prej vitit 1996 ka emigruar në Gjermani ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës së bashku me vëllezërit e tij duke sjellë goditjen mbrëmjen e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *