Nga ish-deputetët e PS tek goditja e grupit kriminal, reagon sërish Rama: Sa më fort ta godasim…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish në lidhje me arrestimet e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste dhe aksioneve të policisë për goditjen e grupeve kriminale.

Në një postim në Twitter Rama shkruan se “Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin”.

POSTIM I PLOTË

Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë 

***

Arrestim i ish-drejtorit të burgjeve reagon Rama: Keqardhje për

Pas arrestimit ditën e sotme të ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko, ka reaguar kryeminsitri i vendit, Edi Rama.

Në një postim në Twitter ai eshte shprehur i keqardhur për Çukon, por shkruan se nuk ka qendrime në raport me ligjin.

Reagimi i Edi Ramës:

Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!

rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *