Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar të gjithë aplikuesit e Lotarisë Amerikane që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e rreziqeve në internet.
“Ndani me kujdes! Kufizoni sasinë e informacionit personal që ndani dhe përdorni opsionet e privatësisë për të ndaluar përhapjen e gjerë të të dhënave. Mësoni më shumë mbi Muajin e Sigurisë Kibernetike dhe si të mbroni veten nga rreziqet në internet”, paralajmëron ambasada amerikane.
Procesi ka nisur më 3 tetor dhe pritet të përfundojë më 6 nëntor ora 18.00.