Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e sotme në Itali, në Pistoia.
Sipas mediave italiane, ora shënonte rreth 3 e 30, kur në komunën Lamporecchio, Kledis Gixhari, për shkaqe që mbeten ende për tu zbardhur, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar drejt kangjellave të një banese.
18-vjeçari Gixhari përplasi kokën dhunshëm në asfalt, duke humbur jetën.
Bashkë me të, në motoçikletë, ishte një tjetër i ri, i cili nga aksidenti nuk pësoi lëndime serioze.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.