Ish-deputeti i PS-së, u merrte para të burgosurve për…

Ish-deputeti socialist i cili pak ditë më parë u shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Burgje,  është arrestuar, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para.

Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Ish-deputeti i PS, Çuko u shkarkua nga detyra e drejtori të Burgjeve në datë 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi dyshohej se ishte përfshirë në një rast korrupsioni.

Arben Çuko ka qenë Komandant i Gardës së Republikës, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *