Icardi njeriu i derbit të Milanos, triumfon Inter

Në praninë e 78 mijë spektatorëve dhe në sytë e miliona të tjerëve nga ekrani i vogël, Inter fitoi 1-0 ndaj Milan në superndeshjen mes tyre në serinë A. Derbi i Madoninës dhuroi shumë emocione, por pavarësisht se të dy skuadrat ngulmuan për të vendosur hegjemoninë e tyre, gjithçka u zgjidh në kohën shtesë.

Fraksioni i parë i lojës ishte më i mirë për zikaltërit që arritën të shënojnë që në minutën e 11, por pozicioni i Mauro Icardit ishte i parregullt.

Politano dhe Perishic provuan të finalizonin një gol të vlefshëm por gjetën përgjigjen e portierit Donaruma ndërsa në një rast holandezi De Vrij u ndal nga shtylla. Në skajin tjetër edhe Milanit iu anulua një gol për pozicion të parregullt nga Muzakio.

Rinisja pas pushimit ishte disi më e qetë me sulme sporadike që gjithsesi rezervuan një fund shpërthyes në derbi. Kur thuajse nuk kishte më kohë, Inter formalizoi fitoren e 7 radhazi me golin e Mauro Icardit. Kapiteni zikaltër shfrytëzoi krosimin fantastik të Vesinos, për të vendosur 3 pikët në stadiumin e tejmbushur milanez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *