Para pak ditësh doli në media lajmi se ish-trajneri i Flamurtarit, Stanislav Levi, kishte dërguar në FIFA klubin vlonjat për pagesat e prapambetura. Klubi kuqezinj duhet t’i paguante rrethe 90 mijë euro çekut. Një informacion që tronditi jo pak opinionin sportiv në Vlorë, pasi si të mos mjaftonin problemet me rezultatet e ekipit që nuk po del aty ku duhet, mund të merrnin një goditje tjetër të rëndë.
Situata nuk është aq e rëndë sa ishte menduar, pasi klubi vlonjat, ka sqaruar gjithçka. Drejtuesit nuk kanë dashur që zëra të tillë të shpërqëndrojnë skuadrën para ndeshjes shumë të rëndësishme me Tiranën, që do të luhet ditën e hënë, në Vlorë. Zyra e shtypit e klubit bregdetar ka publikuar një shkresë nga korrespondenca me UEFA-n ku sqarohet se palët janë sqaruar dhe nuk ka borxhe ndaj ish-trajnerit Levi.
“Flamurtari Footboll Club informon opinionin publik dhe sportiv, që nuk ka çështje pagese të prapambetur për ish-trajnerin Stanislav Levy, gje e cila vërtetohet dhe në njoftimin zyrtar nga FIFA“, – shkruan faqja e Flamurtarit dhe i bashkangjit shkresën e dërguar nga FIFA.