Para dy javësh aktorja Anna Lika sulomi publikisht këngëtaren Fifi duke e quajtur fuçi uthulle, bullicë, që përpiqet të tërheqë vëmëndjen nga të tjerët.
Mirëpo Fifi nuk kishte reaguar akoma deri më sot ndaj saj dhe komenteve ofenduese që aktorja përdori për të.
E ftuar në ‘Pop Culture’ këngëtarja vendsoi ti jap publikisht Annës një përgjigjje:
’Annës thjesht i uroj sukses në jetë dhe uroj që energjia negative ti zbutet. Edhe më duket se ajo në të gjitha intervistat ka thënë se kërkon burrë. Ishalla gjen o motër se ashiqare të hiqet energjia negative edhe qetësohu se jeta është e bukur, nuk duhet marrë aq seriozisht’.