Eros Grezda e nis nga stoli në fitoren e Rangers

“Eros Grezda është mirë dhe gati për të dielën”. Kjo shprehje e Steven Gerrard, bëri që të gjithë të besonin se futbollisti i kombëtares shqiptare, do të luante si titullar në ndeshjen e radhës në kampionatin skocez të futbollit me Rangers.

Mirëpo nuk ndodhi kështu, Eros Grezda e nisi nga stoli këtë sfidë, që Rangers e fitoi ndaj Hamilton me rezultatin 1-4. Shqiptari u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Rossiter, teksa skuadra e Gllasgout ka shënuar dy gola pasi Grezda zbriti në fushë.

Një sukses i merituar dhe i rëndësishëm për bardheblutë, që e panë veten keq kur golit të Kent, në pjesën e parë, ju përgjigj Boyd në të 80′. Ishin dy penallti të kapitenit Tavernier që i dhanë garancinë e tri pikëve. Në fund, pokeri u plotësua nga Morelos, në të 94′.

Interesant fakti se minutazhi i vogël për Grezdën në këtë ndeshje kampionati, lidhej me terrenin, pra “Hope CBD Stadium”, Hemilton.

Sipas asaj që ka zbuluar “Telesport”, Grezda i ka kërkuar trajnerit Gerrard që të luajë vetëm në fund, pasi bëhej fjalë për bar sintentik dhe Grezda do ta vuante ose rrezikonte një tjetër dëmtim. Me këtë fitore, Rangers ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vend të 5-të në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *