Është e pamundur të mos bjerë në sy mungesa e një prej vajzave më të komentuara të show-bizit, teksa para një viti ka qenë shumë aktive si në daljet publike ashtu edhe me postimet në rrjetet sociale.
Prej thuajse një viti Kallashi nuk është bërë e gjallë, kjo edhe për shkak se jeton në Zvicër dhe ndoshta kjo ka komplikuar edhe intervistimin e saj.
Kallashi është nga ato kërcimtare që nuk harrohen lehtë, por që së fundmi i ishte futur edhe muzikës.
Para pak ditësh Kallashi është kthyer në atdhe, ku ka gjetur rastin të japë edhe një intervistë për “Prive”, duke sqaruar edhe arsyet e mungesës.
Sipas saj ka munguar në skenë si shkak i kërcënimeve me jetë që kishte marrë.
Kallashi tha:
Arsyeja pse kam shkuar në Zvicër dhe u zhduka për një kohë ishte sepse isha e kërcënuar. Që kanë me më vra me mbyt dhe kanë me më lanë në birucë. Kam ndenjur goxha në Zvicër dhe tani jam kthyer në Kosovë. As nuk më ka mbytur kush e as nuk më kanë lënë në birucë por jam shumë mirë tani.”