Policia ka arrestuar Redi Popeskun, pronarin e lokalit ku ndodhi masakra në Bllok më 4 tetor.
Ai është ndaluar mbrëmë në lokalin e tij.
Bëhet me dije se ai është ndaluar për shkak se dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinajt.
Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin.