Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka.
Ish-deputeti eshte derguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ende nuk dihen se përse është arrestuar Ndoka.
Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë. Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.