VIDEO/ Laboratori i drogës në Has, flet daja i të arrestuarit: Nuk dinim …

Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborat i përpunimit të drogave të rënda, ka folur daja i njërit prej tyre.

Daja i Xhavit Shutit, ka thënë se nuk di asgjë për drogën.

‘Nuk di fare me çfarë merren nipërit e mi, unë erdha të takoj motrën,’ ka thënë ai për BalkanWeb.

Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V. B. e A. SH.

I arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek  zjarrfikëset në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *