Trajneri i Real Madrid pranë shkarkimit, Marcelo: Me të deri në vdekje!

Pas Dani Ceballos, në krah të trajnerit të Realit, Julen Lopetegui ka dalë edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo i cili pas disfatës 2-1 me Levanten është shprehur:

“Ne jemi me të deri në vdekje! Ai na flet qartë dhe ka një marrëdhënie të mirë midis nesh dhe atij. Unë i ndiej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem keq kur nuk fitojmë. Nuk mund ta krahasoni Lopetegui me Rafa Benitez”.

Levante nuk ka bërë shumë. Ata shfrytëzuan gabimet tona në fillim dhe u përpoqëm të ktheheshim në nivelin e duhur. Ne ishim të vdekur në fund të ndeshjes sepse dhamë gjithçka në fushë. “-tha fillimisht mbrojtësi.

Marcelo pranoi gjithashtu se skuadra ishte e shqetësuar, por mohoi se kishin frikë.

Ne jemi të shqetësuar. Presioni në Madrid është i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të përballemi me të gjithë. Ne nuk kemi frikë, jemi të shqetësuar “.-përfundoi 30 vjeçari.

Reali i Madridit po kalon një krizë në këtë periudhë të sezonit, pasi ka humbur katër në 5 ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *