Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, ku kanë treguar se si qëndron e vërteta për arrestimin e djalit të tyre. Sipas tyre, Stresi është i pafajshëm, pasi akuzat ndaj djalit të tyre janë të gjitha sajesa.
Pjesë nga intervista
Si e mësuat arrestimit?
Sali Lushaj: E mësuam përmes avotkait, ishim në shtëpi na bënë një telefonatë. Tha se kishte parë një arrestim të tmerrshëm, kemi shkuar tek drejtoria e policisë dhe nuk na dhanë shpjegim pse e kishin arrestuar.
Shpresa Lushaj: Avokati ndodhej në polici për një klienti dhe kishte parë Stresin kur e kishin dërguar në polici.
Kur kishit komunikuar me djalin?
Sali Lushaj: Në mëngjes, më tha që do vij shpejt në shtëpi.
Shpresa Lushaj: Ai atë natë ka pasur koncerte, dhe më tha që do vinte në shtëpi. Më mori në telefon më pas dhe më tha do rri në hotel.
Keni komunikuar me djalin?
Sali Lushaj: Përmes avokatit, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, janë të sajuara të gjitha. Unë garantoj me jetën time, se djali im nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal. Po ka tre ditë pse nuk ka asnjë të arrestuar, pse ai është vetëm.