Martial i destinuar për tu larguar nga United

Anthony Martial duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi francez është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Kontrata e francezit me Unitedin skadon në qershor të vitit 2019 dhe nga janari Martial mund të nënshkruajë para kontratë me ndonjërën nga skuadrat e interesuara për të.

United po kërkon me çdo kusht të vazhdoj kontratën me lojtarin, por së fundmi francezi e ka refuzuar edhe një ofertë të tyre.

Sipas asaj që ka raportuar RMC Sport, Martial i ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron qëndrimin në Old Traford.

Djajtë e Kuq tani po mendojnë që ta nxjerrin në shitje lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit që në qershor mos të largohet pa fituar fare klubi.

Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat angleze që po e duan lojtarin.

Ndërkohë Martial ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave tjera të mëdha si Roma, Inter, Juventus, Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *