Laboratorë kokaine dhe heroine, fshatarë të kapur, bosë të larguar

Nga Boldnews.al

Ndërsa në Has, në një zonë ku “zogjtë” janë vëzhguesit e vetëm u gjet një laborator droge për përpunimin e heroinës, në Tiranë po bëhen llogaritë se kush duhet të ikë dhe cili personazh të lajmërohet për tu larguar. Deri më tani të arrestuar janë tre fshtarë dhe një shofer zjarrfikëse, asgjë nuk dihet për bosët e vërtetë, për trafikantët e medhenj dhe të fshehurit pas kësaj perandoroi të drogës së rëndë.
Ministria e Brendshme thotë se duhet pritur pasi aksioni është në vazhdim, por gjasat janë që gjithçka të sfumohet me kalimin e orëve, pasi aksioni policor tashmë e ka humbur befasinë dhe kushdo që ishte implikuar në këtë rrjet të fuqishëm pati kohë të largohet, ndoshta edhe nga ndonjë telefonatë dekonspiruese.

E njëjta situatë ngjau edhe tre vjet më parë në aksionin e zhvilluar në Xibrakë të Elbasanit ku u bllokua një laborator për përpunimin e kokainës. Në pranga përfunduan rojet, pronarët e magazinës dhe dy kimistë kolumbianë që përpunonin kokainën. Si për të treguar se kanë shkuar deri tek “bosët” e mëdhenj, u prangos edhe “transportuesi” VIP, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Edhe ai një njeri i lirë tashmë pasi gjykatat ia ulën dënimin në maksimum, duke ia dhuruar lirinë pas vetëm tre vitesh burgim.

Këtu u mbyll aksioni, pa shkuar më lart, pa prekur kupolën që drejtonte këtë rrjet të fuqishëm narkotikësh. Opozita flet se në majë të këtij rrjeti është vëllai i kryeministrit Edi Rama, por qoftë edhe për një dyshim të tillë, ai as nuk u mor në pyetje nga prokuroria.
Në dy raste që policia dhe prokuroria shqiptare merr suksesin për operacionin e realiziauar në kapjen e laboratorëve të drogës nga pas janë gjermanët. Kanë mbërritur në Shqipëri me dosje të plotë. Vendin ku gjendet laboratory dhe droga, emrat e përfshirë, rrugën e trafikut dhe çdo detaj tjetër mbi organizimin e grupit kriminal.

Në fund policisë dhe prokurorisë shqiptare i mbetet vetëm të kryejë operacionin, që nuk do shumë mund, por vetëm fshehtësi. Pikërisht kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Ka dyshime të forta se edhe aksioni që “ende vijon”, është dekonspiruar sapo ka nisur. Aksioni përfundon me ndalimin e tre fshtarëve, ndonjë roje, apo shoferi, më pas hapi ndalet për ti dhënë mundësi bosëve të vërtetë, shpesh të lidhur me eksponentë të lartë të politikës që të largohen.

Është mëse absurd fakti që nga 613 kilogram kokainë të kapur në Durrës një vit më parë, vetëm tre persona janë arrestuar, dy shoferë dhe roja i objektit. Pronari i magazinës Arbër Çekaj iku drejt Gjermanisë për tu ndaluar nga autoritete atje, por hetimi ynë këtu u ndal.

Prokuroria dhe policia në rastet e trafikut të madh të narkotikëve kanë bërë një punë të “shkëlqyer” për të fshehur trafikantët e mëdhenj, ndërsa mezi pret të bë një spektakël radhe për gjoja suksesin e madh. Ku janë trafikantët e mëdhenj? Pushteti i di, operacion me dekonspirim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *