Kapet me kokainë, arrestohet 27 vjeçari në Vlorë, emri …

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për trafikim të lëndëve narkotike. Siç raporton policia i riu i identifikuar si Pavli Lulaj është kapur me 30 doza të lëndës narkotike të tipit “kokainë”. Në cilësinë e provave materiale policia ka arritur të sekuestrojë automjetin Fiat Punto të tij dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fast Service” duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë” • 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

• 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *