Pas një operacioni të zhvilluar në Itali kundër drogës, autoritetet kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 4 shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Aksioni “Maxi” u zhvillua në Romë, ndërsa u konfiskuan 41 kg marijuanë dhe 700 gram kokainë. Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët e arrestuar përdornin identitet të rreme përmes falsifikimit të dokumenteve, si një strategji për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë, përcjell romatoday.it