Çfarë po ndodh me Diego Armando Maradonën? Shfaqet në fushë duke çaluar

Media presitgjoze spanjolle “Marca”, ka publikuar një video në e në të cilën shihet Diego Armando Maradona të hyjë në fushën e stërvitjes duke ecur me shumë vështirësi dhe i mbështetur tek bashkëpunëtori i tij: Islas.

Ish lojtari i skuadrës së Napoli nuk ishte në gjendje të drejtonte seancën stërvitore të skuadrës së tij për shkak të shqetësimeve në gjunjë – i njëjti problem që i kishte ndodhur dhe javën e kaluar duke braktisur seancen stervitore.

Klubi meksikan shpjegoi situatën e Maradonës përmes një postimi në “Tëitter”:

“Trajneri qëndroi në dhomat e zhveshjeve për shkak të problemeve të tij fizike, por ne jemi në duar të sigurta: Luisito Islas udhëhoqi stërvitjen”, shkruan klubi meksian që drejtohet nga legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *