Një biznesmen ka qenë shënjestra e një atentati në Velipojë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, por nuk është raportuar nga policia.
Mësohet se biznesmeni Pjerin Kaçi ishte duke dalë nga makina e tij kur është qëlluar. Për t’i shpëtuar plumbave ai ka vrapuar drejt një lokali.
Për momentin s’ka ende një reagim nga Policia e Shtetit. Vetë biznesmeni është shprehur se s’ka konflikt me akënd.