Ai është një prej emrave më të njohur në Shqipëri që përmendet shpesh për profesionin, por rrallë për jetën private.
Në media qarkulloi lajmi se Blendi Fevziu është i adoptuar dhe ka ndërruar mbiemrin nga Bregasi në Fezviu.
Gazetari vendosi t’u japë fund këtyre spekulimeve duke treguar të vërtetën në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku tha:
“Ky është një vend shumë i çuditshëm. Shtëpitë atëherë llogariteshin me kurora dhe në shtëpinë ku rrinim kishim një dhomë më tepër, në të cilën fusnim qiraxhinj.
Komunizmi fuste qiraxhinj nëpër dhoma dhe në momentin që qiraxhiu doli dhe ne e morëm shtëpinë, u kujtua dikush që të thoshte se këta kanë një dhomë tepër në shtëpi. Pra meqenëse kanë një dhomë tepër, duhet t’ju fusim një qiraxhi tjetër. Atëherë unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, në mënyrë që ai që ishte i pamartuar, të kishte një person ngarkim që të kishte një dhomë më vete. Kjo ishte një histori.”