Zbuloni anën tuaj më seksi dhe joshëse sipas shenjës së horoskopit

Çdo shenjë zodiakale ka të mira dhe defekte, gjëra që do dhe gjëra që urren, një qytet ideal ku mund të rikarikojë energjitë dhe një ngjyrë që i përshtatet personalitetit të saj, kështu që nuk është për t’u habitur se horoskopi ka influencë edhe në cilësitë e çdokujt, duke e bërë një anë të kësaj shenje veçanërisht seksi dhe joshëse.

Dashi-Vendosmëria

Shenja jote e zjarrit të bën të parezistueshëm dhe ana më seksi e Dashit është vendosmëria në gjithçka që bën. Qoftë në punë ose në jetën private, nëse keni një objektiv, bëni gjithçka për ta arritur dhe kjo ju bën një ‘bombë’ seksi edhe falë influencës së planetit tënd të referimit, Marsit.

Demi-Këmbëngulja

Karakteristika më seksi e Demit është padyshim këmbëngulja sepse asgjë nuk mund ta ulë poshtë një shenjë të tokës dhe elasticitetit si Demi i cili është shembull për gjithë zodiakun. Stabiliteti yt edhe në momente të vështira është seksi dhe të tjerët të shohin si një portë të sigurt në çdo situatë.

Binjakët-Aftësia për t’i marrë gjërat lehtë

Cilësia më e mirë e Binjakëve është aftësia për t’i zhdramatizuar edhe situatat më komplekse me lehtësi sepse shenjat e ajrit kanë një sens kritik të lartë dhe arrijnë ta kuptojnë në detaje se ç’po ndodh, duke u shqetësuar vetëm kur është e rëndësishme. Kjo cilësi është një frymëzim i vërtetë dhe të gjithë duhet të mësojmë të jemi si Binjakët: ‘less ëorries’!

Gaforrja-Ndjeshmëria

Ana më e mirë e Gaforres është ndjeshmëria e spikatur, çka bëhet një burim i fortë empatie drejt të tjerëve kur kërkohet si një këshillë. Influenca e Hënës, sateliti i referimit, të bën një pikë referimi për të gjithë dhe s’ka gjë më seksi se kur dikush të kupton, të qetëson dhe kujdeset për ty kur nuk je në një moment të mirë.

Luani-Vetëbesimi

Cilësia më e seksi e Luanit është padyshim vetëbesimi i cili shprehet sa herë t’i jepet rasti. Nuk ka asgjë më seksi se një person i sigurt në vetvete dhe në aftësitë e tij, që i bën të tjerët t’i kuptojnë vlerat e tij dhe arrin të jetë një burim force edhe pa folur shumë.

Virgjëresha-Joshja

Virgjëresha ka një cilësi që spikat mes të tjerave dhe e bën shumë të fuqishme: joshjen. Kjo shenjë, e ndikuar nga Venusi ose planet ii dashurisë, është seksi dhe tërheqëse pa bërë shumë sforco dhe kjo karakteristikë është e parezistueshme. Pra, është natyrshëm ‘on top’.

Peshorja-Magnetizmi

Shenja jote e ajrit të bën magnetike dhe karakteristika më seksi që ke është shikimi yt që flet shumë, i thellë dhe joshës. Me sytë, arrin të komunikosh vendosmërinë dhe grintën tënde pa folur asnjë fjalë dhe kjo është një karakteristikë që të bën fitimtar, edhe në mbledhjet e punës.

Akrepi-Misteri

E ke parasysh kur thonë që efekti ‘shoh-nuk-shoh’ është absolutisht më seksi? Ja, pra, cilësia jotë më e mirë është të jesh misterioz, intrigant dhe i pakapshëm kur vjen puna tek marrëdhëniet, duke e udhëhequr partnerin tuaj i cili shpesh ju pyet se ç’mendoni. Me një akrep, me pak fjalë, je në një shoqëri të sigurt.

Shigjetari-Sinqeriteti

Cilësia më seksi e një Shigjetari është me siguri sinqeriteti, madje dhe poshtë çarçafëve. Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen diçka, nuk e keni fare problem të flisni hapur me partnerin dhe kjo ju jep një joshje intensive, seksi dhe të guximshme.

Bricjapi-Konkretësia

Bricjapi është e kundërta e gaforres në zodiak dhe sensibiliteti i shenjave të ujit është në kundërshti me realizmin dhe konkretësinë që ndikon aq shumë në jetën e shenjave të tokës. Bricjapi është seksi sepse i ka këmbët të ngulura në tokë dhe e d mirë se çfarë dëshiron, pa u shpërqendruar nga emocionet.

Ujori-Kreativiteti

Shenjat e ujit kanë një imagjinatë të zjarrtë dhe kreativiteti i Ujori është veçoria e tij më seksi. Aftësia për të dalë nga situatat përmes propozimit të rrugëve alternative të cilat askush ndoshta askush nuk i kishte menduar më parë, është një prej pikave që miqtë e tij e pëlqejnë më shumë, përpos veprave të tij kreative.

Peshqit-Intuita

Nëse ka një anë seksi që dominon shenjën tënde të ujit, është sigurisht intuita. Këshillat tuaja janë gjithmonë më të mirat, më precizet e më konkretet dhe jeni orakujt e miqve tuaj që kërkojnë një shpatull ku të qajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *