Zbulohet foto nudo e Marilyn Monroe e fshehur prej dekadash

Zblulohet një skenë e rrallë nudo e  Marilyn Monroe  që besohet  se ishte shkatërruar  në vitet  1960 . Pamjet ishin ruajtur nga arkiva  e dhomës  së  xhirimit  dhe ishin fshehur  për dekada  të tëra. Skena  sekrete ishte filmuar për filmin e vitit 1961, The Misfits, me aktorin Clark Gable.

Ajo tregon Monroe  duke  shkuar  në krevat e mbuluar me një çarçaf qe më pas i bie dhe  permbyllet me  një skenë dashurie me Gable.

5b714bbafc7e93c2658b45e9 1539936870

Monroe  do të ishte aktorja e parë e Hollivudit që do të shfaqtej  lakuriq në një film të madh, por skena kurrë nuk u përfshi në film, pasi  regjisori  John Huston thuhet se mendonte se ishte e panevojshme. Megjithatë,  producenti  Frank Taylor  njohu  rëndësinë e tij dhe ruajti pamjet.

As shkrimtarit Arthur Charles Casillo që shkroi librin rreth aktores “Jeta private e një ikone publike” nuk ju vunë në dispozicion këto xhirime.

Ai intervistoi djalin e Taylor, Custice Taylor, i cili zbuloi se kishte pamjet në pronësi  të  tij që nga vdekja e babait  dhe e kishte mbajtur të fshehur  në  një  kabinet  të mbyllur për gati dy dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *