Tragjedi në Indi ku të paktën 50 persona kanë vdekur teksa një tren ka marrë përpara një turmë njerëzish të cilët ishin mbledhur mbi binarë gjatë një ceremonie të një feste fetare.
Aksidenti ka ndodhur në Amristar, në shtetin e Punjab. Treni që ishte në lëvizje nuk ka arritur të frenojë pas aksidentit, sipas asaj që raportojnë autoritetet lokale.
More than 60 feared dead as train runs over people watching ‘Ravan Dehan’ in Amritsar. You can actually see people running in this video but they couldn’t go far enough. Sad 🙁#AmritsarTrainAccident pic.twitter.com/jnY3rn5Qpp
— Qazi Faraz Ahmad (@qazifarazahmad) October 19, 2018
Kryeministri i Punjab, Amarinder Singh, ka thënë se është shokuar pas ngjarjes së rëndë dhe u ka kërkuar të gjithë spitaleve të qëndrojnë në gatishmëri për të pritur të plagosurit. Gjithashtu ai ka kërkuar sqarime se kush ka dhënë autorizimin që festa të zhvillohej në këtë zonë.
Qindra persona, në atë moment, ishin duke festuar për në festë fetare duke parw fishekzjarret. Aksidentet hekurudhore në Indi janë të zakonshme, por ky i fundit ka qenë më i rëndi i viteve të fundit. Në 2016, 146 persona mbetën të vrarë në lindje të vendit, pasi treni me të cilin ata udhëtonin doli nga shinat.