Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se do të mbyllë njëherë e përgjithmonë bastet sportive.
Sot ai ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan dhe aty duke folur për çështjen e basteve ai bëri ironi edhe tifozët e Interit teksa thotë: “Dhe atyre tifozëve të Interit iu them që të vënë çfarë kanë për të vënë deri më 31 dhjetor. Më pas nuk kanë më çfarë të humbasin, do shpëtojnë edhe ata”.
Ndërkohë nisma e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive hyn në fuqi në 1 janar të vitin të ardhshëm.