Rama: Fusha e Laprakës nuk prishet, ndërsa Teatri…

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se fusha sportive në zonën e Laprakës në Tiranë nuk do të prishet, ndërsa për Teatrin Kombëtar tha se nuk ka ndryshuar mendje.

Shqetësimit të banorëve të zonës së Laprakës për prishjen e një fushe sporti dhe ndërtimit të një kompleksi pallatesh aty, i ka thënë përgjigje kryeministri Edi Rama me një deklaratë mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Kreu i qeverisë u zotua se “fusha nuk do të prishet”, ndërsa tha se “lejen (për ndërtimin) e kishin firmosur 3 gjykatës që i ka hequr vetingu”.

Po Teatri (Kombëtar) do prishet”, u pyet kreu i qeverisë nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit Arjan Çani.

Rama: Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje

Çani: ajo godinë s’është se ka asnjë vlerë, por ama është unike në botë, si ajo s’ka në asnjë vend

(Rama qesh)

Çani: Është unike ajo godinë, nëse më gjen një të ngjashme si ajo unë tërhiqem, fakti që është unike s’përbën një motiv për të mos e prishur?

Rama: Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur.

Çani: Të thashë gjë tjetër…

Rama: S’është unike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *