Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande pak ditë më parë u nda nga i fejuari i saj, Pete Davidson dhe vazhdon ende të jetë e prekur nga vdekja e ish-të dashurit të saj, Mac Miller.
Pas aktit terrorist në Manchester gjatë një koncerti të saj në vitin 2017-të, Ariana vazhdon të luftojë stresin post traumatik.
Sipas revistës ‘People’, këngëtarja është shumë e fokusuar në punën e saj, megjithatë miqtë dhe familjarët janë shumë të shqetësuar për të.
Gjithashtu ky burim ka thënë se ndarja nga Pete ka ndikuar shumë tek Ariana dhe pavarësisht se kjo ngjarje është e freskët ata nuk e kanë hequr mundësinë e një bashkimi.