Policia e shpalli në kërkim, ja si reagon Elvana Gjata (Video)

Pas masakrës në ish-bllok ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, këngëtarja Elvana Gjata është bërë më në fund e ‘gjallë’. Pasi zgjodhi të largohej nga vendi në një kohë që komentohej në media si molla e sherrit e ngjarjes në ish bllok dhe u shpall në kërkim nga policia e shtetit, ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Shade” (Hije). Kënga e publikuar vjen si një bashkëpunim me këngëtarin e njohur ndërkombëtar Poo Bear.

Në ngjarjen tronditëse në zonën e ish-bllokut ku viktimë mbeti Fabiol Gaxha, ishin të përfshirë edhe i dashuri biznesmen i këngëtares Ervin Mataj së bashku me truprojën e saj Marjol Bilo, të cilët janë shpallur po ashtu në kërkim nga policia.

Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.

Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj Mataj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Pavarësisht se kanë kaluar disa javë nga ngjarja tragjike që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin, këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur të thyejë ‘heshtjen’ në këtë formë duke zbuluar se ajo do ta  vazhduar karrierën e saj muzikore, pavarësisht gjithçkaje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *