Plane për fundjavën? Mësoni çfarë iu rezervon moti

E shtuna vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Lindore, ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

Ndërsa e diela, sipas Meteoalb, shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme ne Jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *