Pas zjarrit në një pyll të madh te Valobonës ku u dogj një hapsura e madhe e gjelberuar, një tjetër vatër flakësh u aktivizua në Malësi të Madhe të enjten.
Duket si një dorë e qëllimshme po i vë zjarrin pyjeve të veriut të Shqipëriisë
Qytetarët dërguan në “Ti raporton” në TCh pamje nga zjarri që nisi rreth orës 16:00 dhe vazhdoi edhe gjatë natës në Shkrel.
Zjarrfikësit punuan gjatë për të fikur zjarrin që shkrumboi 1 hektar sipërfaqe. Sipas specialistëve, zjarret e vjeshtës nëpër Shqipëri konsiderohen se nuk janë rastësore, por pasoja të pakujdesisë së banorëve ose te qëllimshme.
Edhe zjarri në kurorën e Valbonës ishte i përmasve të mëdha dhe u përhap me shpejtësi në kurorën e Valbonës.