Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në lagjen “Çole” të Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje dhe një person është plagosur.
I plagosuri është Aleksandër Vasili, 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali bar-loto, bënë me dije burime nga vendngjarja.
Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe një perimetër sigurie është vendosur në zonë. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.