Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për infermierin e spitalit të këtij qyteti, i cili akuzohet se u merrte para studentëve në këmbim të notës kaluese në provim.
Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë për 31 vjeçarin Alku Gjalli. Infermieri u arrestua katër ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se Gjalli kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.