Ditën e sotme në media qarkulluan informacione në media për zbulimin e një laboratory heroine në Has.
Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp i bën thirrje medias që të tregohet e matur në raportime, për të mbrojtur dhe mos cënuar sigurinë e efektivëve të përfshirë në akision.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit. Për shkak se operacioni i Policisë së Kukësit për goditjen e rrjetit të implikuar në ngritjen e një laboratori droge, nuk është përfunduar ende, dhe për të mbrojtur e mos cenuar sigurinë e efektivëve të Policisë të përfshirë në aksion, i kërkojmë medias të jetë e matur në raportime. Siç kemi njoftuar më herët, në ditët në vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese do të kenë një dalje të përbashkët për të bërë publike detaje nga operacioni.