Laboratori i heroinës në Has, policia thirrje medias: Mos cënoni sigurinë e efektivëve, matuni në raportime

Ditën e sotme në media qarkulluan informacione  në media  për zbulimin e një laboratory heroine në Has.

Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp i bën thirrje medias që të tregohet e matur në raportime, për të mbrojtur dhe mos cënuar sigurinë e efektivëve të përfshirë në akision.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit. Për shkak se operacioni i Policisë së Kukësit për goditjen e rrjetit të implikuar në ngritjen e një laboratori droge, nuk është përfunduar ende, dhe për të mbrojtur e mos cenuar sigurinë e efektivëve të Policisë të përfshirë në aksion, i kërkojmë medias të jetë e matur në raportime. Siç kemi njoftuar më herët, në ditët në vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese do të kenë një dalje të përbashkët për të bërë publike detaje nga operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *