Një prej 5 personave të arrestuar në Has për laboratorin e heroinës është shtetasi Bisho Çela. Ai punon prej 26 vitesh si shofer i shërbimit zjarrfikës në Shkodër.
Gjatë këtij operacioni, ku janë përfshirë shërbimet gjermane dhe DEA amerikane, u kapën më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.