Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahut, Ariana, që zë vend në mediat rozë për stilin e saj të veçantë, përpos vetes ajo kujdeset që me stil, t’i vesh edhe vajzat e saja.
Së fundi Ariana, ka publikuar një fotografi të vajzës së vogël Erës, e cila duket shumë e ëmbël.
Në këtë fotografi të publikuar nga e nëna e saj në Instagram, e veshur me një pallto ngjyrë të verdhë, Era po duket si një ëngjëll e veshur me stil.
Natyrisht, për këtë pjesë është kujdesur Ariana, e cila ka shije të të veshurit.