“Asnjë serb nuk do të pajtohet me ushtrinë e Kosovës”

Reagimeve pas miratimit të ligjit që i hap rrugë krijimit të ushtrisë kosovare iu është bashkuar edhe ish-deputeti Nenad Rashiç. Ky i fundit deklaroi se ushtria është kërcënim ndaj serbëve.

“Tani këtë e shohim si kërcënim. As tani dhe as atëherë nuk kam parë serb që do të mund të votonte e të pajtohej me të”, tha Rashiç. Po ashtu ai shtoi se pjesa shqiptarë vazhdoi me transformim të FSK-së në ushtri.

“Për fat të keq, ata pa marrë para sysh pengesat dhe mendimet tona, kanë vazhduar me kryeneçësi formimin e një organi i cili nuk ndryshon thelbin por e ndryshon misionin, e këto janë vetëm korrigjime të vogla teknike”, përfundoi Rashiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *