Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka denoncuar në një shenim në rrjetet sociale votimin e Shqiperisë gjatë Asamblesë së OKB, kundër qëndrimit të SHBA dhe duke mqene pro miratimit të Projekt Rezolutës së paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
“Reagimi amerikan ishte i menjehershem, shkruna Shehu ne shënimin e tij, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme”.
Ja postimi i plotë i tij në facebook:
Qeveria shqiptare i jep tjeter “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.
Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.
Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.
Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.
Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.